ZëvendësKryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar mbrëmjen e sotme disa foto në facebook ku përgënjeshtron një lajm të rremë që ka qarkulluar në mediat sociale ditën e sotme. Ahmetaj ka publikuar dy automjete të ndryshme, një ‘Bentley’ luksoze për të cilën ai është akuzuar se posedon dhe një “Hyundai Genesis” që ai në të vërtetë ka dhe përdor.

“Kush e gjen dot ndryshimin mes një Hyundai Genesis 28 mijë dollarë dhe një Bentley 270 mijë euro? ?? Ta kuptojnë zemrat e zjarrta që dhe njëherë tjetër shpërndanë një lajm qorr e thuthuq ✌️”– shkruan Ahmetaj.  Lexo.al/