Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 3.617 të infektuar me koronavirus nga 13.928 testime të kryera. Po ashtu, ministria e Shëndetësisë në vend ka bërë të ditur se si pasojë e Covid-19, brenda ditës kanë ndërruar jetë katër qytetarë.
Kurse, numri i qytetarëve të shëruar për sot ishte 1.344 .
NJOFTIMI / 28 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 4.316 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
ℹ1.769.170 doza të vaksinës.
ℹDeri më sot 804.251 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹDeri më sot janë dhënë 72.122 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹNga 13.928 testime, 3.617 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹGjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.
ℹSot janë shëruar 1.344 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164.294.
ℹNë total numri i rasteve aktive është 31.021.