Kënga “Vetëm përpara” është kolona zanore që shoqëron fushatën elektorale të Partisë Socialiste këtë herë.

Të shumtë ishin ata që u habitën dhe nuk e besonin fillimisht, pasi ishte një zgjedhje aspak e zakontë.

Petrit Vullkani, autori dhe këngëtari i kësaj kënge, zbuloi se këngën ia ka dërguar vetë kryeministrit Edi Rama, i cili e përzgjodhi mes shumë të tjerash.

“Teksti dhe muzika është vetëm nga unë. E kam shkruar vetë. Unë socialist? Flet vetë kënga, s’kam ç’them unë. Komente negative ka, unë nuk mërzitem. Unë e bëra këngën vetë, e falenderoj shumë kryeministrin që e pranoi.

Ja dërgova unë. Ai e ka përzgjedhur mes këngëve të tjerave. E pëlqeu dhe Rama dhe Veliaj. E kanë kërcyer të dy, kam parë një video. Për 3-4 ditë ka marrë 1 milionë klikime”, tha Vullkani.