Që në orën 7:00, Kryekomisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u paraqit në qendrën e votimit në shkollën ‘Dëshmorët e Lirisë’ për të votuar, por hasi fillimisht një problem me aparaturën e identifikimit elektronik.

“Jemi duke sjellë një pajisje tjetër, duket se ka ndodhur një problem gjatë transportit pasi pajisja që ishte në qendër konfirmohet se nuk funksionon”, ka thënë Celibashi.

Ndërsa për mediat ai tha se “Pajisjen për fat të keq duhet ta ndërrojmë nuk e di me saktësi problemin por ndoshta gjatë transporti janë bashkuar në mënyrë mekanike USB është problem i brendshëm i pajisjes dhe operatori nuk mund ta zgjidhë vetë jemi duke sjellë një pajisje tjetër se operatori nuk e zgjidh dot këtë problematikë”.