Divorci pas dy javësh nga celebrimi i një marrëdhënieje 10-mujore që nisi në Instagram ka sjellë një problem të madh për Andin. 27-vjeçari akuzohet nga bashkëshortja 18-vjeçare si dhunues e madje ka edhe një urdhër mbrojtjeje ndaj tij

Ndërmjetësja e “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani shpjegon se punonjësi i policisë nuk e ka njoftuar Andin se ndaj tij është hapur kjo procedurë që nuk do i lejonte largimin nga Shqipëria drejt SHBA-ve, ku edhe jeton. Seancat e divorcit dhe çdo veprim tjetër ligjor ndaj Andit janë zhvilluar në mungesë të tij.

Rëndësia e urdhrit të mbrojtjes ndikon në profilin e Andit në SHBA sepse përballë ligjit ai do të vijojë të njihet si dhunues nëse kjo situatë nuk zgjidhet.

Eni Çobani: Unë kam qenë ajo zonjë në vite që i kam thënë të tërë grave ngrini zërin, shkoni nëpër gjykata dhe kërkoni të drejtat tuaja, por ama përballë duhet të jetë personi i cili e sjell këtë dhunë! Pa personin dhunues ne nuk mund të provojmë deri në fund është dhunuar ose jo sepse Ardit, i dashur, ky djali është qytetar i SHBA-ve. SHBA është vend me ligje dhe ky vendimi këtë djalin do ta shoqërojë gjithë jetën, prandaj ajo nëna ngrihet dhe thotë ma pastro sepse ky djali këtë vendimin e ka pas në SHBA dhe ky është dhunues dhe në rastin më të parë që Andi Gjoka kapet me ndonjë vepër të çfarëdolloj natyre, ky është me precedent penal.

Dhe e kuptoni ju se sa rëndësi ka ky vendim në shtetin që ai jeton. Ai nuk jeton në Shqipëri, jeton në SHBA ku kalohet në filtër çdo vendimmarrje në çfarëdolloj shteti që ti e merr, prandaj Anila e dashur, nuk është problemi as i njohjes, as i ndarjes, as i 10 milionëve që normalisht ti i ke se detyrimisht i ke, për mua ka rëndësi dënimi penal. Ky djalë për ligjin është dhunues dhe është shumë e rëndë fjala dhunë.

Çobani përfundon seancën duke renditur hapat pasardhës për këtë situatë.

Eni Çobani: Marr përsipër me dhimbjen e Anilës, duke qenë një nënë vetë, pa diskutim, Anila, do t’i shkojmë deri në fund. Deri në fund! Do marrim vesh, si është marrë vendimi i dhunës në familjes, si është quajtur Armela Gjoka viktimë e dhunës në familje. Do merren tërë ato dokumentet që ka ai djali atje në celular, bashkë me celularin e Armela Gjokës dhe të dalë e vërteta, dhe të rinjtë të dashurohen, pa diskutim, por ama të lutem mos të ngremë pretendime që nuk na takojnë as privatisht, as publikisht.

Në debatin mes nënë e bir në “Shihemi në Gjyq” përfshihet edhe ish-vjehrri i Andit, Astriti. Ai është kontaktuar nga rubrika e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan për të dhënë versionin e tij të historisë mes Andit dhe vajzës së tij 18-vjeçare, Armelës. Ai mohon të ketë qenë në dijeni të martesës së çiftit.

Siç u shpjegua gjatë rubrikës, Andi dhe Armela u njohën në rrjetet sociale, vendosën të fejoheshin në nëntor 2022 dhe në dhjetor bënë celebrimin.

Andi u kthye në SHBA ku edhe jeton dhe nisi procedurat për të tërhequr bashkëshorten. Gjatë një keqkuptimi në celular për një kartë bankare, ajo i kërkon divorcin dy javë pas martesës. Jo vetëm kaq, por rezulton që Armela të ketë marrë edhe një urdhër mbrojtjeje ndaj Andit, edhe pse ai nuk jeton në Shqipëri.

Eni Çobani: Juve keni qenë dakord për këtë lidhje martesore të vajzës tuaj në moshën 18 vjeç me këtë djalë?

Astrit: Kam qenë kundër që në fillim.

Eni Çobani: Ke qenë kundër? Po si ke qenë kundër dhe e ke lënë vajzën të martohet?

Astrit: Çupën e kisha në shkollë unë moj zonjë.

Eni Çobani: Pra, domethënë, të lutem, ju e keni ditur lidhjen e Andit me vajzën tuaj?

Astrit: S’dija gjë moj jo.

Eni Çobani: Si s’dije gjë? A të kanë ardhur prindërit e Andit në shtëpi o Astrit?

Astrit: Moj erdhën, ata kishin 5-6 muaj të lidhur, s’dinim gjë.

Anila: Astrit, më ke premtuar që nga mua nuk ka ndarje, Astrit, nuk gënjej unë këtu para Shqipërisë! Të lutem, më ke premtuar nuk ka ndarje! Dhe më ka marrë yt bir që nga Anglia, më ka kërcënuar dhe i kam thënë vajzën ia kam kërkuar Astritit, jo Florianit! Të lutem shumë i kam thënë, kur të më thotë Astriti atëherë do ta lë vajzën, me gjithë mos dashjen time për këtë fejesë!

Astrit: Ku ishe që dje, tani u kujtove ti?

Martesa e nxituar është shkaku që Anila ka sjellë djalin e saj, Andin në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. 27-vjeçari njohu një vajzë 18-vjeçare në Instagram dhe vendosi që të vinte nga SHBA në Shqipëri për ta takuar. Në dy javët e qëndrimit, Andi mori edhe familjen e tij që të njihte familjen e vajzës dhe të kërkonin dorën e saj.

Anila nuk e pëlqeu familjen e vajzës, megjithatë iu desh të pranonte vendimin e djalit. Më 18 nëntor 2022 çifti bëri fejesën dhe më 18 dhjetor celebrimin. E gjithë historia e dashurisë, nga njohja e deri te martesa ndodhi brenda 10 muajve. Më pas Andi u kthye në SHBA dhe nisi menjëherë procedurat për bashkim familjar. Punonjësi në SHBA i kërkoi që vajza të hapte një llogari bankare rrjedhëse.

Andi: Pasi nisim procedurën për të bërë vizën, vajzës i duhej të shkonte në bankë që të hapte llogarinë dhe atje bën një gabim vajza. Nuk hap llogari të rregullt për të bërë pagesa, por hap llogari kursimesh. Tani…

Anila: Shfrytëzim,shfrytëzim!

Andi: Tani unë e pres vajzën, ka qenë ora 4 e mëngjesit në Amerikën, sa i takon të jetë në Shqipëri për të më dhënë njoftimin që e ka mbaruar…

Anila: Rrinte pa gjumë, priste vajzën, pa gjumë!

Andi: Të më çonte numrin që të bëhej viza. E pres, nuk më shkruan. E marr në telefon, i them çfarë bëre? E bëra unë kartën, po mua më tha ai profesori që…

Ndërkohë Andi mban në dorë disa dokumente që rezulton të jetë urdhri i mbrojtjes që vajza ka marrë ndaj tij.

Eni Çobani: E gjithë kjo histori për 500 dollarë është bërë, 500 dollarë ke harxhuar ti për këtë?

Andi: Jo për 500 dollarë, thjesht se vajza ka thënë…

Anila: Vazhdojnë lekët t’i investojë djali im për të! Nuk është kjo! Sherri i divorcit që kërkoi ajo është 500 dollarëshi për shkollën që ajo…dhe akuzon djalin, mbaronte të mesmen dhe ky do t’ia vazhdonte shkollën që mos të shkëputej që këtej dhe i dërgoi 500 dollarë të kishte gjendje kjo dhe tani ajo në urdhrin e mbrojtjes i thotë që ti më ke kërcënuar për shkollë, je xheloz për shkollë!

Andi: S’është e vërtetë!

Anila: Kur unë jam një nënë që shkollën time dhe dijen time, jam shumë krenare që 9 fëmijë dhe nuk e kam vazhduar dot dhe e ka bërë djali im!

Andi: Pas kartës vajza fillon bëhet nervoze dhe thotë dua divorc!

Eni Çobani: Në çfarë date e kërkon divorcin se në 22 dhjetor u martove, kur ta kërkoi divorcin?

Andi: Dy javë më mbrapa, pasi kam ikur në Amerikë, dy javë më mbrapa dhe shkaku ka qenë për kartë banke, i kam thënë shko edhe njëherë ta rregullosh. Kjo tha nuk shkoj atje unë se do më thotë ja nuk di kjo si bëhen këto gjëra. Dhe më thotë unë nuk merrem me këto letra, me këto gjëra, a më jep divorcin? Dhe unë e kam pyetur, i kam thënë a je e sigurt që do të ndahesh se unë nuk jam martuar për t’u ndarë. Meqenëse ti do që të ndahesh, atëherë më pago mua shpenzimet të vij nga Amerika në Shqipëri dhe të jap divorcin, ti në punën tënde, unë në punën time se unë nuk kam si vij për të të dhënë divorc ty.

Martesa e nxituar është shkaku që Anila ka sjellë djalin e saj, Andin në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. 27-vjeçari njohu një vajzë 18-vjeçare në Instagram dhe vendosi që të vinte nga SHBA në Shqipëri për ta takuar. Në dy javët e qëndrimit, Andi mori edhe familjen e tij që të njihte familjen e vajzës dhe të kërkonin dorën e saj.

Anila nuk e pëlqeu familjen e vajzës, megjithatë iu desh të pranonte vendimin e djalit. Më 18 nëntor 2022 çifti bëri fejesën dhe më 18 dhjetor celebrimin. E gjithë historia e dashurisë, nga njohja e deri te martesa ndodhi brenda 10 muajve. Më pas Andi u kthye në SHBA dhe nisi menjëherë procedurat për bashkim familjar. Punonjësi në SHBA i kërkoi që vajza të hapte një llogari bankare rrjedhëse.

Andi: Pasi nisim procedurën për të bërë vizën, vajzës i duhej të shkonte në bankë që të hapte llogarinë dhe atje bën një gabim vajza. Nuk hap llogari të rregullt për të bërë pagesa, por hap llogari kursimesh. Tani…

Anila: Shfrytëzim,shfrytëzim!

Andi: Tani unë e pres vajzën, ka qenë ora 4 e mëngjesit në Amerikën, sa i takon të jetë në Shqipëri për të më dhënë njoftimin që e ka mbaruar…

Anila: Rrinte pa gjumë, priste vajzën, pa gjumë!

Andi: Të më çonte numrin që të bëhej viza. E pres, nuk më shkruan. E marr në telefon, i them çfarë bëre? E bëra unë kartën, po mua më tha ai profesori që…

Ndërkohë Andi mban në dorë disa dokumente që rezulton të jetë urdhri i mbrojtjes që vajza ka marrë ndaj tij.

Eni Çobani: E gjithë kjo histori për 500 dollarë është bërë, 500 dollarë ke harxhuar ti për këtë?

Andi: Jo për 500 dollarë, thjesht se vajza ka thënë…

Anila: Vazhdojnë lekët t’i investojë djali im për të! Nuk është kjo! Sherri i divorcit që kërkoi ajo është 500 dollarëshi për shkollën që ajo…dhe akuzon djalin, mbaronte të mesmen dhe ky do t’ia vazhdonte shkollën që mos të shkëputej që këtej dhe i dërgoi 500 dollarë të kishte gjendje kjo dhe tani ajo në urdhrin e mbrojtjes i thotë që ti më ke kërcënuar për shkollë, je xheloz për shkollë!

Andi: S’është e vërtetë!

Anila: Kur unë jam një nënë që shkollën time dhe dijen time, jam shumë krenare që 9 fëmijë dhe nuk e kam vazhduar dot dhe e ka bërë djali im!

Andi: Pas kartës vajza fillon bëhet nervoze dhe thotë dua divorc!

Eni Çobani: Në çfarë date e kërkon divorcin se në 22 dhjetor u martove, kur ta kërkoi divorcin?

Andi: Dy javë më mbrapa, pasi kam ikur në Amerikë, dy javë më mbrapa dhe shkaku ka qenë për kartë banke, i kam thënë shko edhe njëherë ta rregullosh. Kjo tha nuk shkoj atje unë se do më thotë ja nuk di kjo si bëhen këto gjëra. Dhe më thotë unë nuk merrem me këto letra, me këto gjëra, a më jep divorcin? Dhe unë e kam pyetur, i kam thënë a je e sigurt që do të ndahesh se unë nuk jam martuar për t’u ndarë. Meqenëse ti do që të ndahesh, atëherë më pago mua shpenzimet të vij nga Amerika në Shqipëri dhe të jap divorcin, ti në punën tënde, unë në punën time se unë nuk kam si vij për të të dhënë divorc ty./tvklan.al