Kampionati Evropian është afër dhe të gjithë po presim ndeshjet nga skuadrat e zemrës.

Ndeshjet do transmetohen në “TV KLAN”, ku edhe do të ketë një program dedikuar plotësisht kampionatit.

Nëse po pyesni për moderatoren që do të prezantojë këtë program sportiv, e kemi një emër.

Burime për revistën “Bordo” kanë zbuluar se programi do të moderohet nga Marina Vjollca.

Kampionati nis më 14 qershor deri më 14 korrik, kohë në të cilën do të transmetohet edhe programi sportiv.