Giorgia Meloni Kryeministrja e Italisë ka mbyllur fjalën e saj ditën e sotme në Atreju gjatë një eventi me partinë e saj me një mesazh për ‘Marrëveshjen e Emigrantëve’ me Shqipërinë.

Kryeministrja ritheksoi se si do të funksionojnë «qendrat» për emigrantët në Shqipëri. Ajo u shpreh se nëse do të më duhet të kaloj çdo natë duke u përkujedesur mbi këtë kauzë do ta bënte deri në fund të qeverisjes së saj. Ajo shprehet se ka vullnetin ta luftoj mafian, më shumë se kushdo tjetër që përpiqet ta afrojë atë me kriminelët në këtë marrëveshje, që sipas saj është një shkollë.

“Pika qendrore është parandalimi i rreziqeve, protokolli ynë me Shqipërinë është gjëja që i frikëson më shumë trafikantët. Nëse ne e ndalojmë kjo do të jetë favori më i madh që mund të bëjmë për këta kriminelë. -ka përsëritur ajo.

“Unë u godita shumë nga historia e Jasmine-s së vogël, vajzës mbeti vetëm në ujë për ditë të tëra dhe ishte e vetmja e mbijetuar nga një anije e mbytur. Unë dua t’i dërgoj asaj një përqafim të përzemërt dua t’i them dhe viktimave të trafikantëve të qenieve njerëzore se do të luftojmë pa u lodhur kundër këtyre sistemeve kriminale”. përfundoi ajo./Lexo.al