Rezultatet paraprake të zgjedhjeve lokale në Kosovë: Balancë mes LVV dhe PDK, AAK dhe LDK në ndjekje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur tashmë rezultatet paraprake të raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, të cilat tregojnë një garë të ngushtë mes partive kryesore.

LVV dhe PDK kanë siguruar një numër të barabartë komunash secila me 3 fitore në raundin e parë dhe duke kryesuar në 3-4 komuna të tjera që shkojnë në balotazh.

Rezultatet sipas subjekteve:

LVV

Të fituara në raundin e parë:
Kamenicë
Podujevë
Shtimë
Kryeson në balotazh në:
Gjilan
Fushë Kosovë
Pejë

PDK

Të fituara në raundin e parë:
Skënderaj
Ferizaj
Hani i Elezit
Kryeson në balotazh në:
Kaçanik
Mitrovicë e Jugut
Prizren
Vushtri

AAK

Të fituara në raundin e parë:
Deçan
Kryeson në balotazh në:
Gjakovë
Klinë
Rahovec
Suharekë

LDK

Të fituara në raundin e parë:
Istog
Lipjan
Kryeson në balotazh në:
Dragash
Obiliq
Prishtinë
Viti
Junik

Të tjerë fitues në raundin e parë:

Nisma Socialdemokrate: Malishevë
Kandidati i pavarur Ramiz Lladrovci: Gllogoc