Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës kanë marrë vëmendje ndërkombëtare ditët e fundit, pasi Ivanka Trump ka zgjedhur t’i ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Vajza e presidentit amerikan ka publikuar pamje nga natyra e jugut të Shqipërisë, ku deti, gjelbërimi dhe qetësia e zonës krijojnë një tablo mbresëlënëse.

Në videot dhe fotot e shpërndara, dallohet nga larg edhe ishulli i Sazanit, ndërsa gjithçka shoqërohet nga tingujt e këngës shqiptare “Luleborë”, që i jep një nuancë autentike gjithë përvojës.

Ivanka Trump qëndroi për tre ditë në Vlorë, ndërsa vizita e saj u mbyll me një takim zyrtar në Tiranë. Mbrëmjen e kaluar, ajo u prit në Kryeministri nga kryeministri Edi Rama.