Për heqjen e përcaktimit non-grata për liderin demokrat Sali Berisha, gjatë vitit 2025 janë paguar mbi 800 mijë dollarë.

Një raport financiar i PD-së, siguruar ekskluzivisht nga VNA, tregon se gjatë vitit 2025 janë kryer 4 pagesa, me vlerë totale 69,423,511 lekë, ose 830 000 dollarë.

PD i ka raportuar këto transaksione si dhurime në natyrë për llogari të saj, me shpjegimin se personi juridik ‘Make Albania Great Again’ ka pasur për shërbime juridike dhe konsulencë sipas kontratës së firmosur më se në 30 mars të vitit të kaluar.

Kontrata u firmosur pak javë përpara zgjedhjeve me kosto marrëmendëse prej 6 milionë dollarësh, por PD tha se është përfituese e shërbimit dhe jo paguese e saj.

Sipas tij, pagesat u bënë nga shqiptarët e Amerikës.

Nuk dihet nëse kontrata është apo jo në fuqi, për pjesën e tjera të pagesave, kur qëllimi i saj kryesor, heqja e non gratës apo një vizitë e Berishës në SHBA përpara zgjedhjeve të 11 majit, dështoi.

Kontratën ishte e lidhur mes PD dhe Continental Strategy, ku një prej drejtuesve është edhe Katie Wiles, vajza e Susie Wiles, që shërbeu si shefja e fushatës së presidentit Trump në 2024, bashkëpunëtore e ngushtë e Chris LaCivita, i cili është shefi i fushatës elektorale te Berishës.