Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme në Kosovë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Menca e Studentëve” në Prishtinë.
Sipas medieve vendase, pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe policisë së Kosovës, zjarri u shua dhe makina u largua nga vendi i ngjarjes.
Mësohet se automjeti është në pronësi të këngëtares Ana Kabashi e cila e ka bërë të ditur vetë këtë përmes një postimi në Instagram.
Ajo në postimin e publikuar falënderon të gjithë ata që i shkuan në ndihmë.