Lulzim Basha u drejtua sot për në qendrën e votimit, jo me bashkëshorten Aurelën, por me një vajzë identiteti i së cilës nuk është bëre ende i ditur.
Lidhur me të, burime nga selia e PD thanë se vajza është një 18-vjeçare, e cila voton për herë të parë dhe nuk ka asnjë lidhje familjare me Bashën, por duket se është mbështetëse e partisë që ai drejton.
Kujtojmë se Aurela Basha është nënshtetase holandeze prej vitit 2004, pasi hoqi dorë nga shtetësia shqiptare, dhe për këtë arsye nuk ka të drejtë vote në Shqipëri.