Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka uruar kryeministrin Edi Rama për zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit.
Përmes një bisede të kryer on line me kryeministrin Rama, Michel shprehet se me kryeministrin biseduan edhe për përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt BE.
“Urova kryeministrin Edi Rama mbi zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit. Ne gjithashtu biseduam për përparimin e rëndësishëm të bërë nga Shqipëria në rrugën e saj të BE deri në samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor,” shkruan President i KiE në një postim në facebook, ndarsa ndan foton nga biseda me kryeministrin.