Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor ka analizuar në mbledhjen e përbashkët të qeverisë dhe kryetarëve të bashkive, strukturën financiare, të burimeve njerëzore dhe të treguesve të performancës.
Në mbledhjen ku merr pjesë kryeministri Edi Rama, janë prezentë edhe 6 kryetarët e bashkive të Partisë Demokratike. Për sa i përket Burimeve njerëzore, është analizuar numri inpunonjësve për 1000 banorë për të gjitha bashkitë, në aparatet e tyre dhe shërbimet që ofrojnë.
Sa i përket anës financiare, bashkitë janë futur në sitë kapacitetet e bashkive për të mbledhur të ardhurat e tyre, si dhe cilat janë bashkitë që performojnë më mirë. Po ashtu bashkitë janë analizuar edhe sa i përket aftësisë për të shkruar projekte dhe për të thithur fonde nga Bashkimi Europian.
Te ardhurat vendore
2023 u rriten me 271% krahasuar me 2015
Nga 13 miliardë në 31 miliardë.
Shpenzimet vendore
102 % më të larta se në 2015.
14 bashki janë të varura 85% nga grantet dhe transfertat e qeverisë, ndërsa 10 bashki (me mbi 100 mijë banorë janë të varura në masën 55%
Bashkitë më të mëdha e kanë të balancuar këtë raport në 55%.
Detyrimet e njësive vendore jane ulur me 60% nga 12 miliard në 4.8 miliard lek.
Borxhet e bashkive janë 4.8 mld lekë, 60% më pak se në 2015, Kavaja dhe Vora janë bashkitë me më shumë borxhe