Kryeministri Edi Rama në një intervistë për BBC world NeWs , me gazetarin Ben Boulos foli për qytetarët afganë që po strehohen në vendin tonë.
Rama tha se Shqipëria nuk është një vend i pasur, por do t’i ndihmojë ata me ç’të munden, pasi siç ai e ka thënë shumë herë ‘, shqiptarët kanë qenë dikur afganët.
Intervista/ Shqipëria po ofron strehim të përkohshëm , a parashikoni një të përhershëm, për ta?
Rama: Kjo është ajo cfarë thonë ata, ne jemi ftuar ti mirëpresim përkohësisht, por e dimë që situata është e ndërlikuar dhe me kaq shumë njerëz që po aplikojnë për viza do të duhet kohë më e gjatë seç ishte thënë. Jemi gati ti mirëpresim të rrinë më shumë, dhe nëse duan të rrinë nuk ka asnjë problem për ne.
Çfarë po bën Shqipëria për ti pritur çfarë masash keni marrë?
Ne kemi qenë 30 vite më parë afganët, kur donim të mbërrinim në brigjet italiane, jemi te prirur ta bëjmë këtë sepse kjo nderon historinë tonë, ne vete, po bëjmë diçka që besojmë se ua detyrojmë fëmijëve tanë, që ka një kohë që merr e një që jep. Ne nuk jemi vend i pasur por kemi mjaftueshëm për të ndarë me ta. Nuk jemi të vetëm, ka shumë organizata, që po kujdesen për ta.
-Ju e thatë që Shqipëria s’është me pasura , apo merrni mbështetje nga vende të tjera të pasura?
Nga vendet më të pasura jo, ne për momentin po mbështetemi vetëm nga njerëz që kanë zemër të pasur, dhe mesa duket është një numër njerëzisht ng SHBA britani etj që e kanë zemrën e pasur, ne kemi nje shprehje bukë kripë e zemër të bardhë. Por do ja dalim.
Ne mësuam se në këtë jetë kujtesa është e rëndësishme dhe ndoshta të qenit shumë i pasur do të thotë të humbasësh një pjesë të kujtesës.