Ditën e sotme (e hënë 27 prill), vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje kryesisht prej orëve të mesditës e pasdite.
Temperaturat pritet të ngjiten deri në 27-28 gradë në zonat e ulëta dhe në bregdet, ndërsa në vendet malore në 25 gradë.
Reshje shiu me intensitet të ulët në zonën e jugut dhe shtrëngata afatshkurtra të izoluara kryesisht në lindje e juglindje të vendit në orët e mesditës deri ato të pasdites. Ndërprerje graduale e reshjeve pas orëve të pasditës.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi 7m/s.










